Home Aktualitet Gripi i shpen...

Gripi i shpendëve, qytetarët: Nuk jemi të informuar

13
0

Epidemia e fundit nga gripi i shpendëve ndodhi në Kinë nga fundi i vitit 2016 e deri në vitin 2017. Konfirmimi i tre vatrave të gripit të shpendëve ditën e djeshme ka reflektuar shqetësim te qytetarët. Teksa thonë se nuk kanë shumë informacion, ata kërkojnë që të rriten masat me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të mos tregtuar shpendë të gjallë është zbatuar në tregun e Kombinatit në kryeqytet. Qytetarët thonë se duhen shtuar kontrollet dhe të përmirësohet infrastruktura që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bllokoi importimin e shpendëve shtëpiakë dhe të egër, mishin dhe nënproduktet e tyre me një pjesë të vendeve europiane dhe rajonit. Gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 persona prej viti 2013 prej të cilëve 616 kanë vdekur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit