Home Aktualitet Gruaja që u v...

Gruaja që u vra gabimisht punonte për të rritur mbesën, shitësja: Merrte ushqime me listë

929
0

Mimoza Paja, 58-vjeçe, u vra mbrëmë gabimisht nga një atentat me armë në një lokal në zonën e ”Don Bosko-s” në Tiranë. Ajo banonte prej 10 vitesh në Tiranë, ndërsa mbesa që rritej nga ajo mbeti e plagosur. Humbja e gjyshes në mënyrë tragjike, ka traumatizuar 10-vjeçaren, e cila pas divorcit të prindërve kishte nënë dhe babë Mimozën.

58-vjeçarja mundohej me mish e me shpirt duke bërë disa punë e duke jetuar me borxhe për të siguruar jetesën për të dyja.

“Ishte grua shumë punëtore. Në pikë të hallit, shumë e varfër. Detyrohej edhe të mblidhte kanoçe. Kishte listë me ushqime borxh, madje edhe ato që ngelnin si për shembull kalbësirat edhe ato i merrte. Mu dhimbs shumë”, thotë shitësja e dyqanit.

Lokali ku punonte Mimoza Paja, gruaja e pafajshme së cilës ju mor jeta gjatë një atentati, ndodhet vetëm 10 metra larg shtëpisë së saj. Banorët janë të frikësuar dhe jo të gjithë kanë guximin të flasin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit