Home Sporti Guardiola: Do...

Guardiola: Do bëj të pamundurën për të mbajtur Walker në ekip

10
0

Pep Guardiola ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën, që është në dorën e tij për të mbajtur në skuadër mbrojtësin anglez Kyle Walker. 33-vjeçari kërkohet me ngulm nga skuadra e Bayern Mynih, por lojtari aktualisht ndodhet me skuadrën e Japoni, për një turne miqësor.

Sipas trajnerit spanjoll, mbrojtësi veteran është i rëndësishëm për të: “Çfarë të them për Walker, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka disa cilësi specifike, që është e vështirë t’i gjesh tek ndonjë lojtar tjetër në botë. Për këtë arsye, është i pazëvendësueshëm për mua te Manchester City.

Nuk e mohoj që i kam thënë klubit se dua që Walker të qëndrojë me ne. Gjithsesi, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ne jemi në kontakt të vazhdueshëm më klubin. Ne do të luftojmë deri në fund për të, ashtu sikurse edhe Bayern. Të shohim se si do të përfundojë”, tha Guardiola.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit