Home KRYESORE Hakërohen dhe...

Hakërohen dhe nxirren jashtë funksionit portalet e mëdha botërore si CNN, BBC, New York Times

25
0

Agjensitë kryesore ndërkombëtare të lajmeve BBC, CNN, Euronews, The New York Times kanë rënë. Së bashku me to edhe shumë sitë botërore si Reddit, Amazon, CNN, Paypal, Spotify apo edhe rrjeti social Twitter e kanë patur të paaksesueshme faqen e tyre në internet. Pamundësia për t’u qasur në të gjitha këto faqe rezulton ta ketë pasur fillimin rreth orës 12:00, përnjëherësh gati në të gjitha faqet.

E gjithë tronditja që pësuan faqet kryesore virtuale dhe shkëputja e ofrimit të shërbimit të tyre online për afro një orë lidhet me një kompani amerikane të quajtur Fastly.

Fastly është një nga ofruesit e databazës në internet për shumë përdorues, duke përfshirë këtu edhe site të njohura si ato të lartpërmendura. Fastly u krijua në 2019, me qëllim që të ndihmonte faqe të ndryshme që të shkonin më shpejt pranë lexuesve. Kjo do të thotë që shumë prej faqeve që kanë rënë e përdornin Fastly-n për t’u bërë më të dukshme nga motorrët e kërkmit.

Për shkak të një problemi në “software”-in e kompanisë, shumë site të ndryshme kanë shfaqur mesazhin: “Gabim 503, shërbimi nuk disponohet”. Ky problem duket se është zgjidhur për shumicën e mediave, megjithatë pritet një deklaratë nga ofruesi Fastly për shkaqet e problemit.

Burimi: THE BUSINESS STANDARD/lapsi/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit