Home Aktualitet ”Hap te...

”Hap telefonin”, kryetari Demo i kthehet Haki Çakos: Situata e zjarreve nën kontroll

29
0

Kryebashiaku i Beratit, Ervin Demo ka folur për situatën nga zjarret në Shpirag, në një kohë që kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako u shpreh i indinjuar ndaj tij, për të cilin tha se “nuk hap telefonin, ndërkohë që i digjet gjysma e territorit”.

Por Demo thotë se situata është duke u vënë nën kontroll ndërsa do të monitorohet edhe natën për të shmangur shtimin e vatrave aktive të zjarrit.

“Situata është në kontroll. Kemi një vatër aktive që është duke u trajtuar, të gjithë janë mobilizuar. Të gjitha institucionet janë të ndara në terren. Fatmirësisht situata tani është më e përshatatshm dhe për vetë trupat që luftojnë zjarret se dhe temperaturat janë më të ulëta. Monitorimi duhet të jetë shumë i rëndësishëm dhe i detajuar, do të rrimë gjatë gjtihë natës për të shmangur krijimin e vatrave të reja”,-tha Demo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit