Home Rajoni Haradinaj hed...

Haradinaj hedh dyshime se Kurti është spiun i Serbisë

89
0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe ka kërkuar dorëheqjen e ministritë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Kurti po rrezikon arritjet e Kosovës. Sipas tij është momenti që qoftë me mocion, apo forma të tjera të ndalohet ai dhe qeverisja e tij.

“Lajm i keq rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga organet e sigurisë së Serbisë ishte fyese dhe poshtëruese skena e kidnapimit të Policisë sonë e përdhosjes së institucioneve tona të uniformës tonë me këtë rast kërkojë që të lirohen menjëherë policët. Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtroj presion mbi Serbinë për lirimin e tyre për kthimin në familje dhe kthimin në vend. Dhe që akte të tilla të mos përsëritën më kurrë. E ftojmë ministri Sveçla në përgjegjësi në dorëheqje sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës…Kurti po e rrezikon rezistencën e Republikës dhe po synon tutje në shkatërrimin e mëtejmë të arriturave deri tash rezultati i kësaj besoj se është koha e duhur që të krijohet një moment dhe përkrahje kritike për ta ndal Kurtin mocioni por edhe çdo formë tjetër mos me lejua mos me i përkeqësuar pasojat në stabilitet dhe marrëdhëniet tona me aleatët tonë të sigurisë“, tha ai.

Ish-kryeministri Haradinaj hedh dyshime se me këto veprime Kurti është spiun i Serbisë. Sipas tij, e vetmja mënyrë që kryeministri, Kurti ta rikthej fuqinë e Kosovës është rikthimi i aleancës me Amerikën dhe NATO-në. Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitar janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në zonën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit