Home Bota Harroi që ish...

Harroi që ishte i martuar, burri ra sërish në dashuri me gruan e tij

7
0

Peter dhe Lisa Marshall po përqafoheshin në divan duke parë një shfaqje televizive kur Peter e pyeti nëse do të martohej me të. Ajo çfarë 56-vjeçari nuk mbante mend ishte se ata ishin tashmë të martuar. I diagnostikuar me Alzheimer tre vjet më parë, Peter kishte filluar të humbte kujtimet. Mes të tjerash ai kishte harruar dasmën.

“Ishte kaq prekëse për mua. Ai ra në dashuri me mua dy herë. Ndihem e nderuar. Ndihem si një princeshë, si Hirushja. Unë jam vajza më me fat në botë”, tha Lisa për CNN. Çifti, të cilët janë të martuar prej 12 vjetësh, u takuan në Pensilvani. Të dy ishin të martuar me partnerë të tjerë asokohe, por lidhën një miqësi dhe qëndruan afër derisa familja e Peter u transferua në Connecticut.

Pas gati një viti të dy u rilidhën kur zbuluan se secili po kalonte divorc. Pas vetëm një takimi në Harrisburg, u bënë të pandashëm dhe qëndruan në një lidhje tetëvjeçare, në distancë të largët, derisa fëmijët e tyre hynë në kolegj. Në vitin 2009, Lisa u transferua në Connecticut dhe u martuan.

Lisa tha se demenca nisi papritur. Gjithçka filloi kur ai harronte çelësat, pastaj portofolin. Peter nisi të harronte fjalët dhe çfarë kuptimi kishin ato. Gjithçka ia lanë plakjes, derisa miqtë kuptuan që diçka nuk shkonte. Peter u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer më 30 prill 2018. Pavarsisht të gjithave më 26 prill, Peter dhe Lisa u gjendën sërish në altar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit