Home Aktualitet Hazizaj: Inst...

Hazizaj: Institucionet duhet të ndryshojnë qëndrim për dhunën seksuale

61
0

Kreu i qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, CRCA, Altin Hazizaj, thotë se regjistri që verifikon të dënuarit për krime seksuale nuk është një krijesë shqiptare, por në mbi 70 vende anembanë botës ekziston kjo platformë. Sipas tij, ky ligj është i pari që vendos në qendër një rast specifik ngacmimi seksual, nuk shkon aq larg sa ligji kanadez, amerikan apo ai britanik.

”Kuvendi nuk i mbron tërësisht me anë të këtij ligji të drejtat e fëmijëve dhe qytetarëve. Nuk mund të jetë ligj diskriminues, se dëmi i shkaktuar nga një abuzim seksual ka të bëjë me gjithë jetën e viktimës. Ligji ka të bëjë me masat administrative, që një pedofil apo abuzues të mos hyjë në kontakt me vende ku ka fëmijë apo persona vulnerabël. Ligji është në respekt të plotë me Kushtetutën, kërkon ti vijë në ndihmë mbi të gjitha të gjithë atyre personave që kanë tendencën për të kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë, ata që quhen grabitqarë seksual që kanë tendencë abuzimet seksual, apo pornografisë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Qëllimi i ligjit është parandalues dhe ka si synim të mbrojë fëmijët, apo gratë shtatzënë”.

Lidhur me detyrimin e çdo institucion publik ose privat, përpara se të emërojë, rekrutojë personel verifikimin në regjistër nëse rezulton se personi është i regjistruar si i dënuar për krime seksuale në dhe merren masa për ta transferuar në një pozicion ku nuk ka akses te fëmijët apo personat vulnerabël, Hazizaj shtoi se po të shihet lista e institucioneve të detyruara që të marrin masa të mbrojnë nga dhuna dhe abuzimi seksual shkon nga institucionet fetare dhe sportive, duke thënë se është menduar që gama e shtrirjes të jetë sa më gjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit