Home Euro 2020 Holanda humbe...

Holanda humbet van de Beek për Kampionatin Europian!

19
0

Holanda do të duhet të bëjë pa Donny van de Beek gjatë gjithë turneut për shkak të dëmtimit të futbollistit të Manchester United. Mesfushori nuk do të kthehet nën urdhrat e trajnerit Frank de Boer, i cili ka vendosur të mos grumbullojë ndonjë lojtar tjetër për zëvendësimin e tij.

Lajmin për mbetjen e van de Beek jashtë listës së “Tulipanëve” u dha nga paraditen e kësaj të marte nga Federata e Holandës. Ditët e fundit kishte dyshime për gjendjen fizike të 24-vjeçarit, i cili humbi miqësoren me Gjeorgjinë më 6 qershor, ndërkohë që kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në stol në barazimin 2-2 me Skocinë më 2 qershor.

Van de Beek vjen nga një sezon më se i komplikuar në karrierës së tij. Nga 36 paraqitje në total, në vetëm 15 raste u aktivizua titullar dhe vetëm 4 nga këto u përkasin sfidave në Premier League.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit