Home Aktualitet ”Hoqa s...

”Hoqa sanksionet ndaj Rusisë”, Vuçiç falënderon Ukrainën nga Tirana që nuk ka njohur Kosovën

613
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ishte pjesë e samitit për Ukraninën që u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, tha se ka hequr dy pika me vlerë nga deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve.

Sipas tij ato pika përcaktonin sanksionin e Rusisë për luftën dhe ndikimin malinj në ballkan. Gjithashtu tha se hoqi përcaktimin “shtete” për vendet pjesëmarrëse, ndërsa falenderoi Ukrainën që nuk ka njohur Kosovën.

“Nuk ka sanksione, nuk përmenden sanksionet në deklaratën e përbashkët, gjë që është e rëndësishme për ne, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. Kur u pajtuam që ato fjalë të mos përfshiheshin, Osmani kërkoi që të votohej sërish, por ajo nuk e mori këtë të drejtë. Kjo është lloji i qasjes ku vendi ynë duhet të vihet nën presion të madh çdo herë. Nëse do t’ju thoja se i kujt ishte propozimi i parë për sanksione, njerëzit më të fuqishëm e kërkuan atë. Ne jemi i vetmi vend këtu që nuk do të anëtarësohemi në NATO, njerëzit tanë e dinë pse”, tha Vuçiç nga Tirana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit