Home POLITIKE Hoxha: Nëse v...

Hoxha: Nëse vendimi i 3 marsit do të ishte në favor të palës së Berishës, kjo punë do ishte mbyllur

287
0

Deputeti i PD-së, Flamur Hoxha, thotë se palët duhet të punojnë pak më shumë me njëri-tjetrin për zgjidhjen e ngërçit ku ndodhet kjo forcë politike dhe për shkuarjen në zgjedhjet e 14 Majit bashkë.

“Ajo që ne duhet të kishim bërë është që të flasim pak dhe të punojmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Si forcë politike, si PD ne duhet të kishim kohë që duhet të gjenim zgjidhje. Ne nuk duhet të bëjmë analiza dhe të akuzojmë njëri-tjetrin se çfarë ka ndodhur në këtë 1 vit e gjysmë. Këtu gjithçka po diskutohet e luftohet për individë të veçantë”,-tha Hoxha.

Po ashtu ai thekson edhe se nëse në 3 Mars do të ishte marrë vendimi në favor të palës së Rithemelimit, atëherë kjo punë do të ishte mbyllur, palët do të ishin dakordësuar me këtë vendim dhe do të kishte vijuar puna normalisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit