Home Aktualitet Humbja e thel...

Humbja e thellë e PD-së, Baçi: Shkak edhe përçarja, s’i shmangemi përgjegjësisë

86
0

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës, thotë se opozita nuk i shmanget përgjegjësisë për humbjen në 14 maj, e pikërisht për këtë, thotë se po bëhet analiza se përse humbën në zgjedhjet vendore.

“Nuk i shmangemi përgjegjësisë për problematikat që kemi, denoncime i kemi bërë herë pas here, dokumentimi dhe mbledhja me fakte dhe bërja e një dosje të saktë, do kohën e saj dhe strukturat janë në punë e sipër, mendoj se edhe ju si media ka parë që zgjedhjet kanë qenë me problem dhe shqetësime”, tha Luan Baçi për ”A2cnn”.

Ai bëri fajtor edhe retorikën e kreut të qeverisë Edi Rama, sipas së cilit thirrja e tij për të mos votuar në 14 maj është marrë e mirëqenë nga votuesit dhe solli pasoja për elektoralin e djathtë. Baçi e pranon se edhe përçarja në PD, ishte një arsye për humbjen.

“Qytetarët janë intimiduar nga thirrja e kryeministrit, siç ishte thirrja për të mos votuar, ka edhe një arsye tjetër që është që PD e dalë me 2 kandidat, dhe ajo pjesë e demokratëve me mos orientimit, me nostalgjinë për logon”, u shpreh deputeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit