Home Aktualitet I bashkoi Ahm...

I bashkoi Ahmetaj dhe i ndau Mete, historiku i binomit “Ekonomi” dhe “Financa” në vite

93
0

“Financat” që do të vijojnë të drejtohen nga Ervin Mete dhe “Ekonomia”, në krye të së cilës pritet të vijë Blendi Gonxhja. Kjo nuk është hera e parë që “Ekonomia” që menaxhon buxhetin, të ardhurat, borxhin apo pastrimin e parave dhe “Financat” që administrojnë shpenzimet, investimet publike, ndihmën e huaj dhe auditimin funksionojnë si të mëvetësishme.

Deri në qeverinë e parë “Rama atë të harkut shtator 2013-shtator 2017, ministria e Ekonomisë kishte një drejtues ndryshe nga ajo e Financave. Kjo e fundit drejtohej nga Shkëlqim Cani, ndërsa “Zhvillimi ekonomik”, bashkë me Tregtinë dhe Sipërmarrjen drejtoheshin nga Arben Ahmetaj.

Binomit “Ministri e Financave dhe Ekonomisë” iu dha “drita jeshile” nga kryeministri Rama në vitin 2016. Në krye të institucionit u emërua Arben Ahmetaj, që e mbajti postin deri fund të 2018-s. Vendin e tij e zëvendësoi Anila Denaj, për t’u pasuar nga Delina Ibrahimaj e së fundmi nga Ervin Mete.

Nga koha e monarkisë e deri në fund të komunizmit, ministria e Ekonomisë kishte funksionuar e ndarë nga ajo e Financave. Ato u bashkuan nën qeverinë e Aleksandër Meksit në vitet 13 prill 1992 deri 6 gusht 1993. Në krye të institucionit u zgjodh Genc Ruli. Ekonomia u nda nga Financat sërish gjatë qeverisë “Nano” 1197-1998 ku Arben Malaj u emërua ministër i Financave ndërsa Ylli Bufi, ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit