Home Aktualitet I dërguari sp...

I dërguari special i SHBA në Kryeministri, takimi Escobar-Rama zgjati 1 orë. Nuk u zhvillua konferencë shtypi

350
0

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar u takua në orën 17.00 me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre zgjati rreth një orë dhe nuk pati konferencë për shtyp.

Gjithçka po mbahet sekret se çfarë u diskutua mes tyre.

Paradite Gabriel Escobar u prit nga kryetari Lulzim Basha në selinë blu, ku pas takimit ai dha dy mesazhe shkurt për mediat. Institucionet shqiptare duhet të jenë ato që luftojnë korrupsionin. Ai deklaroi se kreun e PD-së e pret në SHBA.

Kurse më pas i dërguari i SHBA-së u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ku kjo e fundit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe theksoi gjithashtu se vendi është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit