Home Kronike ”I fort...

”I forti” i Myslym Shyrit si ”Big Brother”, çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë

240
0

Në Shqipëri është shtrirë operacioni ”Hijet”, dhe forcat policore po çmontojnë qindra kamera të vendosura në rrugët dhe lagjet që grupet kriminale kanë interes. Ata jo vetëm sinjalizojnë kur afrohet policia, por edhe kanë kontroll kush kalon në territoret e tyre.

Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Mësohen disa prej emrave që janë vendosur nën hetim për montim të këtyre kamerave, ku disa janë eksponentë të krimit. Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorr, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.

Gjergj Cukali njihet si i “forti i Myslym Shyrit”, ndërklohë që Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje.

Operacioni “Fijet” nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 349 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit