Home Kosova I hoqën paten...

I hoqën patentën, shqiptari nga Kosova falënderon policinë: Më ndërgjegjësuat, mos toleroni asnjë

0
0

Një shqiptar nga Kosova ka falenderuar policinë që i ka hequr lejen e drejtimit të makinës për tre muaj dhe e ka gjobitur për shkak të shpejtësisë.

Në një video-mesazh që ka bërë në rrjetet sociale, qytetari se ndëshkimi nga policia e ka ndihmuar që të ndërgjegjësohet për shkeljet e kryera.

Më tej ai u bën thirrje të gjithë drejtuesve që të udhëtojnë me kujdes.

 “Falenderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobitët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë. Kjo është një vetëndërgjegjësim për mua dhe për shoferët.

Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshme dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç e kemi rastin në Shqipëri, në Vlorë, ku u shua një familje. Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit policia dhe mos toleroni askënd. Ky është një mesazh falenderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen,”- thotë qytetari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit