Home KRYESORE ‘I lumtur që ...

‘I lumtur që jam në Shqipëri’, Macron: Solidaritet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

200
0

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Macron u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas pati një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se ndihej shumë i lumtur që kishte ardhur në Shqipëri. Presidenti nënvizoi se lufta në Ukrainë, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe energjia, do të jenë çështjet që do të diskutohen.

Ndër të tjera, Macron vuri theksin se duhet punuar për një solidaritet brenda BE-së, në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutime gjithashtu, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Kemi që prej shkurtit, marsit duke punuar, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama për këtë samit midis  BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në  një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës çeke.

Kemi projekte konkrete për të diskutuar, gjithashtu është e rëndësishme që të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme që të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm të mëtejshëm të thellimit të agjendës politike”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit