Home Aktualitet I ngarkuari m...

I ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë pritet nga Yuri Kim në Uashington, porositë që mori

56
0

I ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner është takuar së fundmi me Yuri Kim, ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Në fokus të takimit të tyre ishte partneriteti i fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Kim u largua nga Shqipëria në 26 qershor të këtij viti pas 3 viteve në vendin tonë. Në vendin e saj, Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar diplomatin David J. Kostelancik. Deri me ardhjen e Kostelancik, këtë detyrë e mban Wisner.

REAGIMI I PLOTË

I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit