Home Aktualitet I përmendi nu...

I përmendi numrin e ulët të mbështetësve të Berishës, Baçi-Mërtirit: S’ke turp që llafos kodra pas bregut

398
0

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka pasur një debat me politologun Ergys Mërtiri në emisionin “Studio Live”. Analisti Mërtiri duke iu referuar shifrave të fundit, të militantëve të mbledhur në mbështetje të Berishës e konsideroi një turp sesi kreu i Rithemelimit mbështetet nga aq pak njerëz. Ndërsa këtij komenti të tij, i është përgjigjur ashpër deputeti Luan Baçi.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Unë flas çfarë ka në shesh dhe atë e shohin të gjithë.

Baçi: Por ju nuk e shihni mirë.

Mërtiri: Ata vetë sa janë aty 100 apo 200 veta, nuk ka rëndësi.

Luan Baçi: Janë shumë më shumë.

Mërtiri: Është turp për një njeri që ka drejtuar vendin për 33 vjet dhe të mbrohet nga aq pak njerëz.

Luan Baçi: Nuk të vjen turp ty që llafos kodra pas bregut.

Mërtiri: Nuk bëjmë dot debat, është e tepërt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit