Home Aktualitet I pla*osi vaj...

I pla*osi vajzën 11 viteve më parë, 63-vjeçari v*et hasmin. Telefonon policinë dhe dorëzohet

1082
0

Një 63 vjeçar në Mat ka vrarë me armë zjarri një 52-vjeçar. Pas krimit ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar. Sipas policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën.

Njoftimi

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit