Home Aktualitet I quajti &#82...

I quajti ”Partia e Lekut”, Kryemadhi i kthehet Ramës: Ke vjedhur ikona dhe emra

697
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i kthyeu përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sot në Kuvend i quajti ”Partia e Lekut”. Kryemadhi theksoi se Rama ka vjedhur ikona, emra dhe identitete. Teksa Ramën me ironi e quajti ”mbreti”, tha se ai ka disa kukulla që i përdor.

”Ky është buxheti që ka rikthyer pagat më të larta, ka rritur pensionet, ka rritur çmimet më të larta. Dhe ato mediat e poshtra angleze që shkruajnë për imazhin e mbretit tonë, janë arsye se përse shqiptarët po ikin nga Shqipëria.

Në fakt, nuk kisha ndër mend për të folur se e di që të gjitha fjalimet tona nuk i dëgjon njeri, janë disa kukulla që i përdor mbreti për të bërë teatrin e tij. Kur e dëgjova sot kur artikulonte sesa i fyer ishte për padrejtësinë që iu ishte bërë për evazionin fiskal, ua rikujtoj,

Te çështja e lekut i ka ngelur atij, se ka bërë këtë punë gjithë jetën, ka vjedhë ikona, identitete, emra, pafund. Një gjë jam dakord për atë që tha mbreti, se prokuroria bën pazare. Por dhe ata të shkretët do duhet të bëjnë një viktimë, e kthyen Bllakon që të shpëtonin Veliajn”.- tha Kryemadhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit