Home Aktualitet I riu niset d...

I riu niset drejt Britanisë me gomone, thirrja në rrjete sociale: Nuk kemi shtëpi, qeveria nuk na ndihmon

18
0

Gëzim Karruli, është një tjetër i ri që është detyruar të emigrojë ilegalisht drejtë Britanisë së Madhe. Me një vëlla adoleshent dhe dy prindër të sëmurë, 21-vjeçari nga Rrogozhina mori para borxh dhe i hipi gomones drejt “tokës së premtuar” edhe për shumë të rinjë të tjerë.

Me frikën se banesa do t’i zëri poshtë familjen, djali i madh i shtëpisë u burrërua përpara kohe dhe vendosi të largohet për të punuar përtej detit.

Ai thotë se as qeveria e as bashkia nuk i kanë ndihmuar në gjendjen e tyre të rënduar ekonomike, pasi njihen si familje e djathtë dhe e persekutuar nga komunizmi.

Dëshira e Gëzimit është që të ketë vetëm një shtëpi të re dhe të punojë ndershmërisht. Për këtë ka një apel ndaj kreut të qeverisë e më pas ndaj çdo shqiptari, edhe pse e di që gjendja ekonomike është gjithësecilit është e vështirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit