Home Aktualitet I shpërthen g...

I shpërthen granata e vjetër duke punuar tokën, ka disa të plagosur

52
0

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një granatë e vjetër ka shpërthyer ndërkohë që po punonin tokën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kakavec të Prrenjasit.

“Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O.E dhe shtetaset Y.B dhe D.B, duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, lexohet në njoftimin e policisë.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit