Home Sporti I vranë me th...

I vranë me thikë dajën para lokalit, sulmuesi i Partizanit shpërthen në lot: Djem si ty nuk vijnë më!

43
0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa më parë në Londër, ku Lumturi Zeqja, daja i sulmuesit të Partizanit, Xhuljano Skuka, u vra me thikë para një lokali, pas një sherri.

27-vjeçari u godit në përpjekje për të mbrojtur një mik të tij gjatë një përleshje në rrugë Church Lane. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës.

Ditën e djeshme, sulmuesi i Partizanit, Skuka realizoi në sfidën kundër Teutës dhe dedikimi ishte i gjithë për dajën e tij të ndjerë që jetonte në Angli prej 13 vitesh

Mes lotësh Skuka tregoi foton e tij që e mbante veshur nën fanellën e ekipit. Pas ndeshjes, Skuka bëri një dedikim special edhe në rrjetet sociale teksa shkroi: “Djem si ty nuk vijnë më. Pusho i qetë vëllai im. Do na mungosh Lum djali”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit