Home Aktualitet IGJEUM: Ja qa...

IGJEUM: Ja qarqet ku rreziku për zjarre në pyje është i lartë sot dhe nesër

6
0

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se dita e hënë dhe e martë, paraqesin rrezik të lartë për zjarre në pyje në disa qarqe, konkretisht në Shkodër, Fier, Berat dhe Korçë.

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (vl), Gjirokastër (jl) dhe Vlorë (v).

Ndërsa priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Shkodër, Fier, Berat dhe Korçë dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet e tjera të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (vl), Gjirokastër (jl) dhe Vlorë (v).

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 17 / 32°C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit