Home Aktualitet IGJEUM: Rrezi...

IGJEUM: Rrezik për zjarre në 10 qarqe të vendit

46
0

IGJEUM ka njoftuar ditën e sotme se një erë e madhe me pluhur po vjen drejt vendit tonë nga shkretëtira e Saharasë.

IGJEUM ka paralajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se në 10 qarqe të vendit ka rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarrit, për shkak të temperaturave të larta.

Parashikohet gjithashtu që në disa zona temperatura të shkojë mbi 40 gradë celcius. 10 qarqe të vendit parashikohen me rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve.

Postimi:

ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 20 / 41 °C
në vendet malore: 16 / 36 °C
Era
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.’- shkruan IGJEUM.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit