Home Aktualitet Igli Cara tak...

Igli Cara takon përfaqësues të biznesit në Durrës: Reduktim i taksave vendore, ndihmë për biznesin

15
0

Këtë të premte, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Durrësit, Igli Cara zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, tha se të bësh biznes në Durrës është gjithmonë e më vështirë.

“Ndaj jam falënderues për këdo që kontribuon, jo vetëm për familjen, por për zhvillimin ekonomik të qytetit. Krijojmë mundësi, ndërtojmë vlera. Kjo do të jetë motoja jonë, që do të bazohet në hapa konkretë, për të qenë një mbështetje e vazhdueshme, për çdo subjekt tregtar në Durrës”, tha Cara.

Ai premtoi rishikimin e menjëhershëm të taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre, si dhe shpërndarjen e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin.

Cara siguroi se do të bëhet përditësimi i regjistrit të biznesit, si dhe do të hiqen taksat për startup-et, për bizneset rinore dhe të teknologjisë.“Këto nuk janë të vetmet lehtësi për biznesin, gjatë katër viteve të ardhshme. Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit