Home Aktualitet Ikën nga rrug...

Ikën nga rruga “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse sqaron zhvendosjen

591
0

Ambasada ruse në Tiranë, ka sqaruar arsyet e shpërnguljes nga rezidenca në qendër të Tiranës, pranë rrugës që në mars u pagëzua me emrin “Ukraina e Lirë”. Po ashtu ambasada ruse i cilëson jo të besueshme lajmet e publikuara në mediat shqiptare që e lidhin zhvendosjen e ambasadës në një godinë të re për arsye të riemërtimit të rrugës.

Sipas ambasadës, ndërtesa e re e ambasadës u hap në prani të mediave që në shtator 2019, por zhvendosja e plotë u mundësua vetëm në qershor 2022 për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë.

“Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale. Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit