Home Aktualitet IKMT rikthehe...

IKMT rikthehet në Radhimë, shemb hotelin trekatësh ku pati përplasje me pronarët

81
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa lej në vijën bregdetare të Vlorës.

IKMT është rikthyer sërish në zonë e Radhimës për të prishur hotelin 3-katësh, i cili pasi është përjashtuar nga procesi i legalizimit. Prishja e këtij hoteli nisi që më 28 mars, por hasi në rezistencën e vetë pronarëve të hotelit dhe shtetases italiane, e cila e kishte marrë me qira. Ata hipën mbi çati duke mos lejuar prishjen, çka bëri që inspektorët të tërhiqeshin dhe t’i linin afat 10-ditor për të boshatisur ndërtesën. IKMT është shfaqur sërish sot dhe ka nisur prishjen e hotelit.

Mësohet se aksioni ditën e sotme është përqendruar në zonën e bregdetit në Radhimë dhe Orikum.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit