Home KRYESORE Ilir Alimehme...

Ilir Alimehmeti flet pas tërheqjes: Do isha kandidat më i fortë se Këlliçi më 14 maj

946
0

Nga Lindita Kokoli-

Primaret në Tiranë ishin një gjë pozitive, por treguan se PD nuk ndryshon. PD-ja manifestoi mungesë vizioni dhe hapje ndaj shoqërisë civile. Eshtë një PD më e fortë në raport me partinë që drejtonte Lulzim Basha, por akoma jo bindëse për të ardhur në pushtet.

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur pas tërheqjes nga gara e Primareve në PD për bashkinë e Tiranës.

Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka thënë se në garën e 14 majit do të ishte më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Belind Këlliçi.

Mendon se do ishit kandidat më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Këlliçi?

Po. Prandaj kandidova”,- tha Alimehmeti.

Në fakt PD akoma mbetet e hermetizuar sepse nuk pranon nga shoqeria civile, duke qëndruar stoike e militantizmit partiak.

Ilir Alimehmeti ishte një shpresë për demokratët dhe opozitën në përgjithsi, por nuk e pranuan në Primaret e PD. Ato vota që ai mora diku te 2 mijë e kusur ishin vota qytetare dhe jo militante. Ndërsa Belind Këlliçi mori vota të mirëfillta partiake dhe ishin dyshi i atyre që mori Alimehmeti.

Pra akoma militantizmi mbizotëron në PD.

Si numra militantësh sikur PD-ja të ishte prapë e bashkuar dhe me krejt opozitën sëbashku nuk e mposht dot PS, sepse janë provuar në beteja politike. Ndaj duhej që PD-ja të ofronte një figurë nga shoqëria civile, natyrisht me prirje të djathta dhe jo të mbetej brenda oborrit të selisë blu.

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte në lojë si kandidat për kryebashkiak dhe sondazhet e tregonin se do të ishte sfidues me Erion Veliajn. Ndaj në Bashki dhe në PS pati festë kur Primaret nxorën fitues Belind Këlliçin.

Shansin që kishte opozita me mjekun Alimehmeti e humbi, kështu që të përgatitet PD për zgjedhjet lokale të vitit 2027!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit