Home Aktualitet Ilir Beqaj re...

Ilir Beqaj refuzon mandatin si deputet, ja kush do të shkojë në Kuvend

180
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj refuzon që të marrë mandatin e Benet Becit si deputet i PS-së në qarkun Shkodër.

Sipas ”Tv Klan”, Ilir Beqaj e ka dorëzuar përgjigjen negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas listës së rezultateve të vitit 2021, pas Beqajt duhet që mandati t’i kalojë Frrok Gjinit.

Kujtojmë se emri i Becit si kandidat për zgjedhjet e 14 Majit u propozua nga Damian Gjiknuri më 28 Shkurt të këtij viti. Beci e mirëpriti këtë ofertë dhe la mandatin e tij si deputet, për t’u bërë pjesë e garës elektorale për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit