Home Aktualitet Ilir Meta për...

Ilir Meta për “Euronews”: Zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale, për shkak të ilegjitimitetit të qeverisë

719
0

Ilir Meta hidhet në sulm. Pasi ka premtuar se bashkë me Berishën dhe krejt opozitën do të fillojnë protestat pa ndalesë, ai ka sulmuar Erion Veliajn.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se bashkia e Tiranës ka përjetuar një degradim total, ndërsa u shpreh se do t’i rikthehet qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës ka përjetuar një degradim total, do t’i rikthehet qytetarëve po ashtu dhe Durrësi.  Opozita ka shumë mundësi dhe shumë alternativa jo vetëm brenda saj por dhe pranë saj”, tha ai.

Po ashtu, kreu i PL tha se do të ketë zgjedhje të përgjithshme para atyre lokale, për shkak të të ilegjitimitetit të qeverisë.

“Zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale, për shkak të ilegjitimitetit të qeverisë”, tha Meta gjatë një interviste për EuroNews.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit