Home Aktualitet Inceneratorët...

Inceneratorët/ Kryemadhi: Duhet hetim ndërkombëtar, skemë destabilizuese ekonomike

66
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur sërish mbi aferën e inceneratorëve. Për të çështja kalon përtej limiteve të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe duhet të përfshihen dhe ato ndërkombëtare. Afera e inceneratorëve për të është një skemë destabilizuese ekonomike me para që kalojnë në off shore pas asnjë kontroll.

”Çështja e inceneratorëve që ne kemi çuar në SPAK fillimisht e morën si shaka sepse e menduan si çështje politike. Kur panë më pas që letrat ishin prezente dhe kur ne i ndamë me partnerë të tjerë të tjerë. Kupola e PS-së është ajo e cila përfshihet në këtë aferë kriminale dhe korruptive, por edhe me pasoja të cilat ndoshta janë përtej limitit të hetimeve qoftë tonit të investigimit që kemi bërë ne por dhe qoftë të strukturave shqiptare.

Kërkon një hetim ndërkombëtar, duke pasur parasysh që grupi i inceneratorëve është një grup off shore. Pra do të thotë që nuk dihen ku shkojnë paratë dhe nuk dihet nga vijnë paratë. Qoftë inceneratori i Elbasanit që ka fillesat e veta, është Fieri shumë i rëndë dhe akoma më i rëndë Tirana.

Po nga inceneratori është ujësjellës kanalizime, evazioni fiskal janë miliarda para që janë zhdukur nga Shqipëria nuk është se ju kanë vajtur shqiptarëve apo bizneseve të caktuara por që kanë ikur jashtë Shqipërisë. Këtu nuk është thjesht skemë korruptive por skemë e krimit të organizuar. Duke qenë një situatë e tillë destabilizuese ekonomike-financiare normal që origjina e saj është koka politike”,-tha në ”Syri.net”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit