Home Aktualitet Incidenti në ...

Incidenti në kullën e vrojtimit, Manjani: Arrestimi i paligjshëm. Flamuri turk një copë leckë

242
0

Të dielën, një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, kjo pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det. Juristi Ylli Manjani, thotë se arrestimi është i paligjshëm. Për të nuk ka asnjë shkelje në heqjen e flamurit turk, i cili në rastin konkret sipas tij nuk ishte flamuri zyrtar, por një copë leckë.

“Lexova një fjalim policie që kishte lokalizuar një person që kishte hequr një flamur dhe e ka arrestuar dhe e akuzon për nxitje të dhunës. Nëse është arrestuar është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe shoqërimi në polici është abuziv. Nuk besoj se policia e ka seriozisht ndjekjen penale.

Çmoj se është një akt terrori për të krijuar frikë tek njerëzit. Është një histori e ulët, askush nuk ka nxitur askënd nëse u hoq një copë leckë. E theksoj një copë leckë. Nuk është flamuri zyrtar. Flamuri zyrtar ngrihet vetëm në ambasadë, në një anije, në një protokoll, apo në një territor. Nëse dikush vendos një flamur në një hapësirë publike të republikës së Shqipërisë nëse dikush ndihet i fyer ka të drejtë ta heqë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit