Home Aktualitet Industria nde...

Industria ndez motorët pas krizës së madhe, konsumi penalizon shërbimet

6
0

Rimëkëmbja e ekonomisë gjatë fillimit të këtij viti është shfaqur në mënyrë të vrullshme për industrinë dhe prodhuesit e të mirave materiale, por ka çaluar për sektorin e shërbimeve, që përfshin një numër të madh biznesesh dhe të punësuarish.

Rindezja e motorëve të ekonomisë botërore ka dhënë ndikimin e saj edhe në vendin tonë, ku industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese kanë rritur shitjet me përkatësisht 23.3% dhe 21.2% më shumë krahasuar me janar-marsin 2020.

Brenda grupeve të industrisë ka diferenca, si ecuria e dobët për prodhuesit e mallrave të paqëndrueshme të konsumit, ku përfshihen bujqësia dhe produktet e tjera ushqimore, së bashku me konfeksionin e veshjeve dhe prodhimi i produkteve të lëkurës. Paçka situatës pozitive këtë fillimvit për industrinë në tërësi, numri i të punësuarve vijon të jetë më i ulët se ai përpara pandemisë.

Tek shërbimet, sektorët e vetëm që paraqiten në rritje janë tregtia dhe informacioni, me këtë të fundit si një nga fituesit e mëdhenj të krizës. Për hotelerinë, bar restorantet dhe agjencitë e udhëtimit, 3 mujori është përkthyer në një rënie shitjesh nga -5.5% deri në -46.7%.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit