Home Sporti Interi bën ga...

Interi bën gati dy largime për të financuar afrimin e Dybala-s

123
0

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fundin e këtij sezoni për të nisur një aventurë të re. E ardhmja mund të jetë sërish në Seria A, teksa Inter duket se ka gati një plan për të transferuar në verë.

La Gazzetta dello Sport, shkruan Beppe Marotta ka gjetur edhe burimin e parave për rrogën e argjentinasit. Dy largime me peshë për sa i përket aspektit financiar do të bëhen nga zikaltrit për t’i hapur vend më pas Dybalës.

Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez pritet të largohen në fundin e këtij sezoni. Mesfushori përfiton 9.75 milionë euro neto në sezon, ndërsa sulmuesi 10.5 milionë. Në këtë mënyrë do të grumbullohet shifra e 20.25 milionë eurove, që mund të përdoret më pas për të mbuluar shpenzimet e pagës së argjentinasit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit