Home Sporti Interi do të ...

Interi do të paguajë klauzolën e portierit të Bayernit, Sommer

20
0
LEIPZIG, GERMANY - JANUARY 20: Yann Sommer of Bayern Munich passes the ball during the Bundesliga match between RB Leipzig and FC Bayern Muenchen at Red Bull Arena on January 20, 2023 in Leipzig, Germany. (Photo by Martin Rose/Getty Images)

Interi ka vendosur që të futet seriozisht në garë për portierin Sommer të Bayernit. Ekipi nga Milano ka vendosur të mos presë më gjermanët, por të paguajë direkt klauzolën prej 6 milionë euro që bavarezët kanë vendosur për portierin zviceran.

Duke pasur dritën jeshile të lojtarit për t’u transferuar në Milano, drejtuesit zikaltër duan të përshpejtojnë procedurën për transferimin e Sommer.

Një zgjedhje, kjo e Interit, e bërë për të mos vazhduar pritjen dhe mbi të gjitha për të mos prishur marrëdhëniet me Bayern që javët e fundit ka bërë gjithçka për ta mbajtur portierin në pritje për të gjetur një zëvendësues.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit