Home Sporti Interi reagon...

Interi reagon ashpër pas vendimit të Apelit: Viktima u kthye në fajtor!

297
0

Drejtuesit e Interit apeluan kartonin e kuq të Romelu Lukakut në ndeshjen ndaj Juventusit. Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, përfundoi në barazim 1-1.

Sulmuesi belg realizoi goli në minutat shtesë dhe më pas mori karton të kuq (i dyti i verdhë). Arbitri ndëshkoi Lukakun, pasi e cilësoi provokim festimin e tij përpara tifozëve të Juves.

Gjykata Sportive e Apelit vendosi të hidhte poshtë pretendimin e Interit, duke lënë në fushë kartonin e kuq të sulmuesit. Lukaku do të mungojë kështu në gjysmëfinalen e kthimit në “San Siro”.

Pas konfirmimit të pezullimit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare: “Interi shpreh pakënaqësinë e madhe për faktin që viktima është kthyer në fajtorin e vetëm”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit