Home Sporti Interi shkatë...

Interi shkatërron Milanin në gjysmëfinalen e kthimit, kalon në finalen e Kupës pas 11 vitesh (VIDEO)

280
0

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për vitin 2022. Zikaltrit fituan thellë 3-0 në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Milanit, duke siguruar biletën për në finalen e madhe.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për zikaltrit që do të gjenin golin pas vetëm 4 minutash lojë. Lautaro Martinez shënoi një super gol me një kthesë të bukur, teksa mori një pasim nga D’Ambrosio. Milani u kundërpërgjigj mjaft, mirë duke ju afruar në disa raste. Por kur nuk shënon, e pëson.

Interi do të shënonte sërish me Lautaro Martinez, që në minutën e 40-të merr një pasim nga Correa dhe me një parabël të lehtë kalon portierin Maignan. Në fraksionin e dytë, Milani gjeti golin që do të rihapte sfidën me një perlë të Bennacer, por arbitri e anuloi për shkak se Kalulu në pozicion jashtë loje i pengoi rrezen portierit. Në një kundërsulm të shpejt, 8 minuta nga fundi, Gosens i dha dhe goditjen përfundimtare shpresave të kuqezinjve.

Interi në finale do të sfidojë fituesin e duelit mes Juventusit dhe Fiorentinës, me bardhezinjtë shumë të avatazhuar pas suksesit 1-0 në duelin e parë në Firence. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit