Home Sporti Inzaghi pas f...

Inzaghi pas fitores 5-1: Ishte shenjë e forcës tonë, i lumtur për ekipin

27
0

Interi zhvilloi një ndeshje fantastik në derbi sot. Zikaltërit mundën 5-1 kuqezinjtë. Pas 90 minutësh është shfaqur i lumtur për mediat trajneri i zikaltërve, Inzaghi.

“Është një shenjë që doja, forca. Duke fituar pesë derbi radhazi, dje më thanë se nuk kishte ndodhur kurrë: Jam shumë i lumtur për të gjithë familjen e Interit. Është diçka e rëndësishme, por jemi ende në javën e katërt. Tani do të vijë pjesa e vështirë, do të vijnë shumë ndeshje të komplikuara dhe do të duhet të jemi mirë.

Pavard është një lojtar i rëndësishëm, Sanchez u kthye në mënyrë perfekte, por ai duhej të stërvitej dhe të luante. Klaassen e njëjta gjë. Ne e dimë se kemi ndryshuar një shumë, do të vijë koha e të gjithëve.

Sonte kemi nisur shumë mirë, si në ndeshjet e tjera. Ishte një moment në të cilin nuk kishte shenja, në pjesën e parë ndoshta mund të ishim më të pastër teknikisht. Pas golit 2-1, ata na lejuan hapësira që të shënojmë edhe tre gola të tjerë. Duhet të vazhdojmë kështu.

Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë grupin dhe që nga ardhja ime në Milano. Është krijuar një marrëdhënie e shkëlqyer, sonte ishim të gjithë të kënaqur, ashtu siç duhej, sepse e dinim që njerëzit tanë i ndjenin edhe më shumë ndeshjet e caktuara”, deklaroi Inzaghi pas ndeshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit