Home Sporti Inzaghi trego...

Inzaghi tregon planin se si arriti të përmbyste Fiorentinën!

63
0

Simone Inzaghi e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën me Interin, duke e udhëhequr për momentin drejt kryesimit të kampionatit. Mbrëmjen e djeshme zikaltërit fituan me përmbysje 3-1 ndaj Fiorntinës. Strategu zbuloi dhe planin që solli triumfin ndaj vjollcëve.

“Unë mbërrita për të punuar me një skuadër që sapo kishte fituar Scudetton. Edhe unë gjithashtu kisha fituar disa trofe, kështu që ne kemi përvojë. Ne vuajtëm në pjesën e parë dhe Fiorentina meriton merita për këtë, pastaj luftuam dhe shënuam tre gola, madje mund të kishte pasur edhe më shumë. Nuk ishte e lehtë, kështu që kjo ishte paraqitja e një ekipi të madh.

Unë jam mbi të gjitha i kënaqur me reagimin, sepse duke qenë në disavantazh në një skuadër në fushën e tyre, me një entuziazëm të tillë në tribuna dhe në fushë, kjo nuk është një arritje e keqe.

Ne kishim bërë shumë gabime teknike në dhënien e topit, sepse e dinim që Fiorentina do të ishte e egër që në fillim. Unë u thashë djemve se duhet të gjejmë formën tonë dhe të qëndrojmë aty, sepse e dinim që ata nuk mund ta mbanin atë ritëm gjatë 90 minutave”, deklaroi Inzaghi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit