Home Aktualitet Irani luan me...

Irani luan me sigurinë e Shqipërisë. A do të ketë një sulm të tretë?

284
0

Nga: Redjon Shtylla

Irani dhe Shqipëria, edhe pse nuk kanë lidhje interesash të ndërsjellta, sot janë armiq. Irani është dora që po shkatërron sistemet e të dhënave në vend. E nisi muaj më parë me sulmet kibernetike në platformat qeveritare dhe sidomos te e-Albania, platforma kryesore e shumë shërbimeve online, që qytetarët mbetën në “ajër” pa marrë asnjë shërbim prej ditësh.

Pas zabotimit të parë, së fundmi “fiku” edhe sistemin TIMS në mbarë doganat e vendit, duke krijuar një anomali të frikshme, ku njerëz të rrezikshëm mund të kalonin pa asnjë frikë në dogana, pasi sistemi për ti identifikuar ishte në dorën e Iranit dhe kalimi i udhëtarëve u bë me defter, si në kohën e hershme.

Pse Irani ka vënë në shënjestër Shqipërinë, një shtet të vogël e pa ndonjë peshë të rëndësishme në gjeopolitikë? “Molla e sherrit” janë kundërshtarët e regjimit të Teheranit që Shqipëria strehon prej vitesh me kërkesë të amerikanëve. Grupi i muxhahedinëve të njohur si MEK, janë vendosur në Manzë të Durrësit.

Ata janë këtu prej disa vitesh, por nuk ka pasur sulme kibernetike të ngjashme. Çfarë ka ndryshuar tashmë? mediat në vend shkruajnë se prej kampit të tyre kohët e fundit janë orkestruar sulme të ngjashme kibernetike ndaj autoriteteve iraniane në Teheran.

Intensifikimi i sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë duket të jetë përgjigje pikërisht e kësaj veprimtarie të shtuar të MEK-ut kundër tyre. Vendi ynë nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme logjistike e njerëzore për t’i bërë ballë kësaj lufte të re. A do të ketë sisteme të tjera që do të bien në dorën e Iranit? Ata e kanë fuqinë, dhe Shqipëria dobësinë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit