Home Sporti Ish-futbollis...

Ish-futbollisti i Kukësit i bashkohet Cikalleshit te Konyaspori

134
0

Konyaspori, klubi i Superligës turke, ku bën pjesë edhe Sokol Cikalleshi, ka prezantuar Valon Ethemin si lojtarin më të ri të skuadrës.

26-vjeçari ishte pjesë e Istanbulsporit prej janarit të vitit 2021, ekip me të cilin ka shënuar në total 21 gola.

Ethemi është huazuar te Konyaspori deri në fund të sezonit, me klubin e ri që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verë.

Sulmuesi i majtë ka zgjedhur fanellën me numër 72 në këtë aventurë të re. Ethemi ka luajtur më parë në Shqipëri me Kukësin dhe Mamurrasin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit