Home Aktualitet Ish-kryeminis...

Ish-kryeministri Berisha: Nuk ka Zot që më pengon të mos futem në Parlament! Si deputet i PD-së do jem!

86
0

Sali Berisha nuk tërhiqet nga beteja me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Në shtator do jem pjesë e grupit parlamentar të PD. Në asnjë grup tjetër nuk futem, vetëm të PD-ja”- deklaroi prerë ish-lideri i PD-së.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim aspak dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator.
Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament.
Rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë. Dua të më nxjerrin fakte e dosje nga SHBA, por nuk kanë asgjë.

I bëj thirrje sekretari të SHBA-ve që në emër të transparencës të dërgojë dokumentin dhe provën që ai apo çdo kush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës.”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri Berisha tha se “Ambasadorja Kim është unike në botë, pasi kërkon të diktojë se kush duhet apo kush nuk duhet të futet në parlament”.

Ai theksoi se edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar transparencë.

“Mesa di unë, kryetari i PD, në takimin me Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë: transparencë. Ftoj çdo shqiptar që të bëjë transparencë. Ata që u ofrojnë barin, kanë frikë nga e vërteta”.

“Në parlament do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Çdo vendim, që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do i kundërvihem në aleancë me çdo demokrat dhe shqiptar për betejën përfundimtare ndaj këtij regjimi. PD dhe cilido tjetër, ka një detyrë: të kërkojë fakte, prova dhe dokumente,” tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se ambasadorja amerikane po bën si Guvernatore në një shtet sovran, ajo po shkel statusin e saj. Ajo, tha Berisha, po glorifikon Edi Ramën ndërkohë që kryeministri ka vjedhur zgjedhjet dhe po bën korrupsion.

Në fund Berisha tha se nuk ka asnjeri, pra as Lulzim Basha, që të më heqë nga lista e deputetëve. Jam votuar nga elektorati, ndaj do jem në parlament.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit