Home Aktualitet Ish-ministri ...

Ish-ministri Starova: Ajo që ndodhi në Rusi është goditje për “Putinin e vogël” të Beogradit

59
0

Ish-ministri i Jashtëm, Arjan Starova rebelimin e Prigozhin në Moskë e sheh edhe goditje për presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Për të ajo që ndodhi dobëson  pozitën e Vuçiç në Beograd. Ai shprehet i bindur se kreu i Vagner nuk ishte i vetëm.

“Ajo që ndodhi në Rusi është goditje për Putinin e vogël të Beogradit. Ajo që ndodhi atje dobëson pozitën e Vuçiç se shikon piedestali ku është Putin është lëkundur keq. Prigozhin është epamundur të ketë qenë vetëm. Bëhet fjalë për goditje të pozicionit të tij dhe Prigozhin nuk është vetëm dhe është kundër regjimit të Putin”,-tha në ”A2cnn”.

Duke folur për situatën në veri pas lirimit të serbëve, Starova theksoi se zgjedhjet e reja janë një hap për shtensionimin e situatës, por Serbias, sipas tij kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës.

“Le të bëhen zgjedhjet dhe të marrin pjesë serbët, por unë besoj se ata nuk do të marrin pjesë ata kërkojnë të shkëpusin veriun e Kosovës e ka në të qartë këtë gjë. Vazhdimisht kërkojnë probleme të pazgjidhshme se duan të dalin te varianti i tyre. Duhet lëvizur shpejt drejt zgjedhjeve, ky është një hap për shtensionim, por nuk kam një përgjigje për zgjidhjen përfundimtare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit