Home KRYESORE Ish-president...

Ish-presidenti Topi: Situata kaotike, PS ka të gjitha pushtetet! Këtij vendi i duhet një e djathtë solide

275
0

Ish-presidenti Republikës Bamir Topi u shpreh sot në news24 se situata është kaotike dhe se Partia Socialiste i ka kapur të gjitha institucionet.

“Beteja është mes qeverisë dhe institucioneve të pavarura, që pas vitit 2008, kur u ndryshua Kushtetua nga Berisha-Rama. Pas këtij viti institucionet janë totalisht në dorë të mazhorancës që diktohet nga kryeministri. Madje kanë penetruar deri në institucionet e sportit.

A ka mbetur ndonjë pushtet që nuk e ka kapur PS? Unë e kam thënë se kur një opozitë është e dobët, patjetër do të dalin zëra oponentë edhe brenda PS, që gjithsesi janë të dobët. Por gjithçka akoma diktohet nga kryeministri. Ky vend e ka pasur dikur, por tashmë me shumë se kurrë ka nevojë të ketë një të djathë moderne solide”- u shpreh ish-Presidenti Bamir Topi.

 

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit