Home Aktualitet Ishte shpallu...

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Tiranë. Akuzohet për…

97
0

Një 48-vjeçar turk u arrestua në Tiranë nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij.

Në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u lokalizua në zonën e Unazës së Re dhe u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”.

48-vjeçari Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit