Home Sporti Italia dhe Tu...

Italia dhe Turqia kërkojnë të organizojnë së bashku “Euro 2032”

2
0

Federata Italiane dhe ajo Turke e Futbollit, i kanë dërguar një letër UEFA-s në të cilën shpallin kandidaturën për të organizuar së bashku Kampionatin Evropian të vitit 2032.

Deri më tani, Italia dhe Turqia ishin dy kandidatët e vetëm, prandaj, duke përjashtuar surprizat, po lëvizim drejt caktimit të dy vendeve për organizimin e kompeticionit kontinental të kombëtareve.

Vendimi erdhi pas një takimi, i cili u zhvillua në Romë ditët e fundit, midis presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, dhe homologut të tij Mehmet Büyükekşi.

Caktimi i vendit organizator të “Euro 2032” është planifikuar për 10 tetorin e ardhshëm nga UEFA, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të planifikuar në Nyon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit