Home Euro 2020 Italia mund B...

Italia mund Belgjikën dhe përballet me Spanjën në gjysmëfinale. Parashikimet: Finalja Angli-Itali!

54
0

Italia e Roberto Mancinit vijon të dhurojë spektakël, teksa ka siguruar me meritë një vend për në gjysmëfinalen kundër Spanjës. “Të Kaltrit” triumfuan me shumë meritë 2-1 kundër Belgjikës, në duelin e cilësuar si finale e parakohshme.

Italia zhbllokoi sfidën që në minutën e 13-të me Bonuccin, por që do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje. Goli gjithsesi nuk do të vononte. Në minutën e 31-të pas një aksioni të gjatë, Barella përballë tri mbrojtësve krijon hapësirën e duhur për të lëshuar një të djathtë të hidhur që shkoi në rrjetë.

Skuadra e Mancinit luan bukur dhe arriti që të dyfishonte shifrat me një “perlë” të Lorenzo Insigne-s nga distanca, teksa topi shkoi në trekëndësh. Belgjika u kundërpërgjigj menjëherë pas pak sekondash duke fituar një penallti me Doku. Nga pika e bardhë e penalltisë Lukaku arriti që të mposhtë portierin Donnaruma.

Në pjesën e dytë Italia dominon me një lojë të kujdesshme, por edhe sulmuese, ndërkohë që Belgjika shpërdoroi dy mundësi shumë të mira me Thorgan Hazard dhe Lukakun. Spinazzola pësoi një dëmtim të rëndë, doli nga fusha mes lotësh. Me shumë mundësi Evropiani ka marrë fund këtu për të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, teksa Italia tashmë do të masë forcat me Spanjën në gjysëmfinale.

Pra Itali-Belgjikë 2-1.

Ndërsa mbeten të luhen të shtunën Çeki-Danimarkë dhe Ukrahinë-Angli. Ndërkohë parashikimet nxjerrin në finale Angli-Itali.

/R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit