Home Sporti Italia fiton ...

Italia fiton “finalen e vogël” të Ligës së Kombeve ndaj Belgjikës (VIDEO)

137
0

Italia është fituese e “finales së vogël” në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës. “Axurrët” triumfuan 2-1 në “Allianz Stadium” me dy gola të shënuar në fraksionin e dytë. Pjesa e parë dhuroi emocione, por jo gola. Në fillimin e së dytës ndërkohë pas një goditje nga këndi, Barella shkarkon të majtën në hyrje të zonës duke e dërguar në cepin e saj.

Në minutën e 65-të, Chiesa u bë protagonist duke fituar një penallti. Nga pika e bardhë Berardi do të arrinte ë të shënonte me gjithë devijimin e Courtois. De Ketelaere provoi të rihapte sfidën 4 minuta nga fundi i ndeshjes me një kundërsulm të shpejt duke e dërguar poshtë këmbëve të Donnarumma-s, por koha ishte e pamjaftueshme për të gjetur golin e barazimit. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit